Një 12-vjeçare rezulton prej ditësh e zhdukur në Durrës. Humbja e të miturës është denoncuar në policia nga nëna e saj.
Gazetari Leonidha Musaj tha për “Abc-ja e mëngjesit” se 12-vjeçarja është zhdukur që në datë 17 të këtij muaji pa lënë asnjë gjurmë.
Familjarët janë në ankth pasi nuk kanë asnjë informacion se ku mund të ndodhet vajza. Sipas nënës, vajza ka shkuar për të kaluar natën e të dielës te shtëpia e gjyshes.
E mitura është larguar nga banesa e gjyshes nëpërmjet dritares që ndodhej në pjesën veriore të banesës orët e para të mëngjesit.
Ndërkohë, nuk dihet sesi e ka marrë këtë iniciativë vajza. Me siguri dikush e ka shtyrë vajzën të marrë këtë vendim për të braktisur familjen. Nga ana tjetër policia ka nisur hetimet dhe kërkimet. /abcnews.al