“Deri në fund të muajit do të kemi strategjinë e re të transportit publik dhe do t’i hapim, pjesë-pjesë linjat e transportit publik, duke vënë në jetë një reformë tërësore të këtij sektori, me një pjesëmarrje direkte të shtetit në garantimin e standardeve të reja.
Jo thjeshtë në funksion të mbrojtjes së shëndetit sot, por edhe të rritjes së ndjeshme të cilësisë së shërbimit në transportin publik urban dhe ndër urban nesër”, deklaroi kryeministri Rama./abcnews.al