Emri i Arthur Melos ka përfunduar në merkato dhe e ardhmja e tij lidhet me një kalim në Serie A. Gjithsesi, diçka e tillë nuk do të ndodhë dhe braziliani do të vijojë karrierën te Barcelona.
Për t’i dhënë fund dilemave ka menduar nëna e 23-vjeçarit me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Arthur ndihet shumë i lumtur te Barcelona“, shkruan shkurt dhe qartë, Lucia Melo.
Mesfushori pëlqehet shumë nga Juventusi, teksa ka interesim edhe nga Interi. Kampionët e Spanjës janë gati ta përfshijnë në tratativa për lojtarë të ndryshëm, por Arthur ndihet për mrekulli në Spanjë dhe do të luftojë fort për një fanellë titullari. /abcnews.al
Arthur está feliz no barcelona
— Luciadmello (@LuciaDMELLO) May 24, 2020