Casillas tregon pse u largua nga Real Madrid: Bëra vetëm një gabim

schedule14:18 - 24 Maj, 2020

schedule 14:18 - 24 Maj, 2020

Iker Casillas ka luajtur me dy skuadra gjatë karrierës së tij: Real Madrid dhe Porto. Portën e “Los Blancos” e mbrojti për 16 vite radhazi dhe fitoi 19 trofe. Në korrikun e vitit 2015 e la skuadrën e zemrës për t’u transferuar te Porto në Portugali.

39-vjeçari spanjoll, i cili u tërhoq nga futbolli prej problemeve në zemër, i është rikthyer momentit kur u largua nga Reali. Casillas ka folur hapur dhe tregon shkaqet në një postim në rrjetet sociale.

Rrallë herë kam folur për largimin nga Reali. Dola në konferencë për shtyp i vetëm, ishte gabim. Më pas u largova dhe kanë kaluar pesë vite prej atij momenti. Pesë vite prej kohës që kalova kufirin dhe shkova në vendin fqinj, në Portugali.

Në ato momente kisha nevojë të ndihesha përsëri një futbollist tjetër, një lojtar i freskët. Doja një ambient të ri, një projekt të ri. Doja të hiqja dorë nga kritikat dhe të përmirësohesha. Të gjithë futbollistët, qofshin të mirë apo jo të tillë, synojnë të përmirësohen.

Kjo si në aspektin fizik dhe mental, te Porto e ndjeva diçka të tillë. Kjo foto i përket ndeshjes Real Madrid-Getafe, sezoni 2014/2015. E dija që do të ishte ndeshja ime e fundit me Realin, e fundit fare“, shkruan Iker Casillas. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!