Pronarët e lokaleve në Berat nuk i janë bindur urdhrit të qeverisë, që në fundjavë nuk lejohen lëvizja. Në kuadër të masave të marra për kufizimin e lëvisjes policia ka mbyllur baret në Berat duke theksuar se është urdhër nga qeveria dhe nuk lejohen të qëndrojnë hapur.
Ndërkohë pronarët në fjalën e tyre janë shprehur se nuk kanë asnjë shkresë zyrtare në lidhje me një vendim të tillë, dhe theksojnë se nëse kanë një shkresë të tillë janë të gatshëm që ta mbyllin.
Ndër të tjera ato theksojnë se nuk marrin përbazë njoftimet dhe atë që shkruan kryeministri Rama në Facebook.
Gjithashtu pronarët theksojnë se po falimentojnë nëse do të vijohet kështu, pasi kanë shumë shpenzime, taksa, do të paguajnë puntorët, qeranë etj.
Ndërkohë Berati prej disa ditësh është shpallur zonë e gjelbërt dhe ata theksojnë se nuk kanë pse ti mbyllin bizneset e tyre dhe e shtuna e diela për ta duhet të jetë një ditë normale pune./abcnews.al