Mesfushori i Napolit, Allan, ka disa kohë që është në qëndër të merkatos. Braziliani është në orbitën e klubeve si PSG apo Everton, por tashmë është futur dhe Atletico Madrid në garë për të.
Gennaro Gattuso, sapo erdhi në stolin e napoletanëve, Allan pati disa pakënaqësi dhe kërkon të luajë diku tjetër në sezonin e ardhshëm. Madje, ai ishte shumë pranë francezëve të PSG-së në merkaton e janarit.
Një mundësi tjetër për të është dhe transferimi në Premier League, ku do të ribashkohej me trajnerin Ancelottin. Sipas raportimit të “Mundo Deportivo”, tashmë dhe Atletico kërkon kartonin e Allan. 29-vjeçari vlerësohet 50 milion euro dhe është në kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2023. /abcnews.al