“A jemi gjallë, a jemi në këmbë?” Përlotet Zef Deda: Artistët janë fryma e një populli

schedule20:12 - 23 Maj, 2020

schedule 20:12 - 23 Maj, 2020

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka vazhduar me protestat sensibilizuese pas shembjes se Teatrit Kombëtar. Ata kërkojnë rindërtimin e teatrit, siç ishte.

Aktori Zef Deda ka mbështetur protestën e Aleancës në Shkodër i cili me emocion dhe i përlotur  është shprehur se teatri u shemb në mënyrën më vandale.

“Pse s’u mbaka në këmbë një sallë që ka gjithë gjakun e njerëzve që kanë punuar aty, mafia moniste do të përfitojë pistë. Çohu popull në këmbë se ta morën teatrin, ta thyen kulturën. Ju do Zefi fort kam punu me shpirt. Aleanca për Teatrin të mbështetet, populli të vendosi demokracinë”, u shpreh ai. 

Lexo edhe: “Populli të vendosë për demokracinë”, aktorët njëzëri: Qytetarët ta çojnë në këmbë teatrin

Gjatë fjalës së tij aktori u shpreh se qytetarët duhet të bashkohen për të ndërtuar jo vetëm teatrin, i cili tashmë ka bërë histori për 70 vite, por edhe për të vendosur demokracinë.

Fjala e aktorit Zef Deda:

“Të nderuar motra dhe vëllezër shkodranë, artistë, nuk ka forcë në botë që mund ta luajë themelin e saj. Ata luajtën në mënyrën më vandale, më tradhtare sepse po të ishim ne, ju, artistë shkodranë që bëmë revolucionin në fillim, po të ishte trimi i fortë prej Gjirokastre, po të ishte vlonjati, korçari aty gjithë natën, nuk guxonin këta nën syzet e diellit natën të një oficeri ushtrie i zgjedhur aty apostafat për të mbrojtur të majtën, super komunista, të paedukatë.

Lexo edhe: Kërkon rindërtimin e Teatrit ashtu siç ishte, Aleanca vazhdon me mbledhjen e firmave në Shkodër

Ajo mafie me të gjitha në strukturën e saj më e tmerrshme e shkatërroi këtë vend. E gjithë rinia jonë do të ikë nga këtu. Jo Gjirokastër, jo Shkodër, jo Elbasan, jo Durrës, Jo Tiranë. Mbaje fëmijën aty. Le ta çojmë në këmbë teatrin ta ruajmë pasi bëri histori për 70 vite.

437 vjeçe është salla e teatrit të Shekspirit, siç ka qenë para atyre viteve sepse e mbajnë në këmbë. E kam parë, ashtu është edhe sot. Edhe teatri në Vjenë ku ka luajtur i madhi Aleksandër Moisiu, e mbajnë në këmbë, i rikonstruktojnë.

Pse s’u mbaka në këmbë një sallë që ka gjithë gjakun e njerëzve që kanë punuar aty, mafia moniste do të përfitojë pistë. Çohu popull në këmbë se ta morën teatrin, ta thyen kulturën. Ju do Zefi fort kam punu me shpirt. Aleanca për Teatrin të mbështetet, populli të vendosi demokracinë.

 Me Monizmin pluralist duam të shkojmë në Europë, por s’shkojmë dot. A jemi gjallë, a jemi në këmbë, apo të shkojmë të pimë nga një gotë raki e të themi hajt mo ça më duhet kjo punë. Le të ndërtojmë jetën e fëmijë tanë. Artistët janë fryma, shpirti jeta e një populli, rroftë arti”, u shpreh aktori./abcnews.al/