Sekretarja e Trump-it publikon aksidentalisht të dhënat bankare të presidentit

schedule13:27 - 23 Maj, 2020

schedule 13:27 - 23 Maj, 2020

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, zbuloi aksidentalisht detajet e bankës private të Donald Trump.

Kjo gjë ndodhi kur ajo deklaroi se një e katërta e pagës vjetore të kreut të Shtëpisë së Bardhë, që nënkupton shumën prej 100 mijë dollarëve, do të dhurohet për Departamentin e Shëndetësisë, shkruan The Guardian.

Megjithatë, sekretarja McEnany gjatë këtij njoftimi duket se zbuloi më shumë sesa  duhej, duke treguar para kamerave  çekun me të dhënat e plota bankare, përfshirë numrin e llogarisë private të presidentit.

Besohet se me të dhënat e publikuara mund të tërhiqen ose depozitohen të holla, të bëhen blerje përmes internetit ose të kryhet një sulm nga hakerët./abcnews.al