Kryeministri Edi Rama është pritur nga presidenti turk Erdoan në rezidencën shtetërore në Stamboll.
Kjo vizitë e kryeministrit bëhet e ditur nga presidenca turke, e cila e shoqëron njoftimin e shkurtër për këtë takim me tre foto. Në njërën prej tyre Presidenti Erdoan dhe kryeministri Rama janë të shoqëruar nga bashkëshortet.
Nuk dihet përmbajtja e këtij takimi, ndërsa nga kryeministria e Shqipërisë, nuk ka një njoftim për të. /abcnews.al