Ibrahimoviç largohet nga Mançester Junajti, ”fluturon” drejt SHBA

schedule20:40 - 22 Mars, 2018

schedule 20:40 - 22 Mars, 2018

Zlatan Ibrahimoviç largohet nga skuadra e Mançester Junajtit. Klubi anglez e konfirmoi në sajtin zyrtar largimin me konsensus të sulmuesit suedez, tashmë në moshën 36-vjeçare. Ibrahimoviç u largua me konsesus nga “Djajtë e Kuq” pas një sezoni të pasukseshëm, me dëmtime dhe me prezencë në shumë pak ndeshje. Suedezi u dëmtua në dhjetorin dhe qe prej atëhere nuk arriti të kthehet në nivelet e larta.

Zlatan Ibrahimoviç pas largimit përshendeti klubin e Mançester Junajtid me një postim në Instagram, ku shkruante se edhe gjerat e mëdha e kanë një fund dhe për të kishte ardhur koha të largohej pas dy sezoneve fantastike me klubin anglez. Ai falenderoi klubin, tifozët dhe trajnerin.

Ibrahimoviç u bashkua me Mançester Junajtid në vitin 2016, dhe në këto dy sezone, ka shënuar 29 gola në 53 paraqitje. Tashmë duket se destinacioni për suedezin do të jetë skuadra e La Galaksi në kampionatin amerikan, klub me të cilin sipas mediave, ai ka nënshkruar edhe kontratë. /abcnews.al