Ambasada Ruse: MEPJ të tregojë ku bazoi deklaratën për sulmin kimik

schedule16:53 - 22 Mars, 2018

schedule 16:53 - 22 Mars, 2018

Ka reaguar ambasada ruse në Tiranë pas deklaratës së Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë e cila më 20 mars bëri një deklaratë lidhur me “sulmin kimik të kryer nga Rusia kundër Britanisë së Madhe.”

Në reagimin e saj ambasada Ruse shpreh respekt për specialistët e MEPJ, ndaj një formulim i tillë i deklaratës zyrtare i shtyn të besojnë se ata kanë prova të implikimit të Rusisë në helmimin e Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia. Ambasada ruse i kërkon Ministrisë sonë të jashtme të tregoje provat ku e bazon këtë deklaratë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!