Nëse në Ukrainë je në burg por ke para, mund të paguash për një qeli “luksi”

schedule13:32 - 22 Maj, 2020

schedule 13:32 - 22 Maj, 2020

75 dollarë nata, 300 dollarë java dhe 450 dollarë muaji, janë këto çmimet e qelive të luksit në një burg në Ukrainë, ku pjesa më e madhe e të dënuarve qëndrojnë në qeli me më shumë se 10 persona

Për faktin se ligji është njësoj për të gjithë, të pasur apo të varfër, ka pasur gjithmonë dyshime. Por në Ukrainë, po bëhet gjithnjë e më e dukshme se dhe dënimet me burg ndryshojnë në varësi të gjendjes ekonomike.

I mbipopulluar, me 12 të dënuar në qeli në pak metra katrorë, me një vrimë në dysheme në vend të tualetit, burgu famëkeq i Lkianivskës  i ndërtuar 160 vjet më parë  ka dhe qeli të rinovuara. Por ato kanë një çmim.

Zëvendës ministrja ukrainase e drejtësisë pranoi se të gjithë e dinë se qelitë nuk janë njësoj. Disa nga të dënuarit qëndrojnë në kushte më të mira e disa në qeli të mbipopulluara.

Në një kohë pandemie çmimi për një qeli që konsiderohet luksi është: 75 dollarë nata, 300 dollarë java dhe 450 dollarë muaji.

Por asgjë nuk është e paligjshme, të paktë jo në Ukrainë. Sipas ministrisë së drejtësisë në vend, ky sistem shmang faktin që të dënuarit të korruptojnë autoritetet në burgje.

Në më shumë se një rast, burgjet në Ukrainë kanë qenë në qendër të kritikave ndërkombëtare dhe departamentit amerikan të shtetit, duke u cilësuar si një kërcënim për jetën dhe shëndetin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!