Presidenti Ilir Meta në një konference për mediat ka bërë me dije se prej sot do javë do të ketë një konferencë me mediat për të folur për çështjet më të rëndësishme në vend.
Meta tha se ai ka bërë çdo gjë që të kishte një klimë pozitive në vend dhe të plotësoheshin sa më shumë kushte për provimin e qershorit që e bëjmë në BE
“Nisur nga zhvillimet e fundit shokuese në vend që kanë tronditur opinionin shqiptare dhe botëror pas ngjarjes tronditëse jo vetëm shembjen e teatrit, por shembjen e shtetit ligjor në shqipëri më duhet tju them se kam bërë çdo përpjekje jo vetëm për të menaxhuar sa më mirë situatën e pandemisë por edhe për të krijuar një klimë sa më pozitive për të mos harruar provimin e qershorit që e kemi çdo vit atë të BE, meqë ky është objektivë mbarëkombëtar i të gjithëve jam përpjekur që të bëjmë dhe të përmbushim sa më shumë nga detyrat.
Që me 8 prill i kam nisur kryeministrit rama këtë projekt platforma që do e bëj publike dhe jua kam nisur të gjithë partnerëve ndërkombëtarë. Duke pasur parasush objektivin kombëtar për anëtarësimin sa më parë në BE dhe të gjithë zhvillimet që lidhen me konferencën e parë qtë celjes së negociatave, duke vërejtur me shqetësim të madh mosfunksionimin e Kushtetutes që ka cënuar të drejtat kushtetuese të individeve, mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë që ka rritur stokun e dosjeve të pashqyrtuara. Duke theksuar domosdoshmërinë për një sistem gjyqësor, dhe duke vërejtur përfaqësimin e kuvendit, duke kujtuar vlerësimin e pavarur të komisionit të Venecias në draft në mars, dhe duke parë mekanizmin për të çuar përpara reformën në drejtësi”, eshte shprehur Meta.
Lexo edhe: Meta i përgjigjet ambasadores Kim: Aktorët politike duhet të lënë mënjanë lojërat me reformën
Platforma e plotë me 14 pika:
1- Mazhoranca dhe opozita (parlamentare dhe jo-parlamentare) duhet të përfundojnë me vendosmëri Reformën Zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe konkluzioneve të Këshillit Europian për Çështjet e Përgjithshme.
2- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të vazhdojë funksionimin, duke përfshirë ndryshimin e akteve nënligjore të tij, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias në draft-opinionin e 6 marsit. Për tre vendet e lira (2 nga Presidenti dhe 1 nga Parlamenti), KED duhet të paraqesë listat e kandidatëve për secilin institucion sipas sekuencës kushtetuese: Presidenti – Parlamenti – Presidenti
3- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të pajtohet me pjesëmarrjen e Avokatit të Popullit në të gjithë veprimtarinë e tij dhe diskutimet, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin.
4- Mandati i Kryetarit aktual të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përfundon me emërimin e tre gjykatësve të Gjykatës së Lartë. Kryetari aktual i KED humbet menjëherë të gjitha të drejtat për të vazhduar ushtrimin e mandatit të tij, me vonesë të gjatë, si anëtar i Gjykatës së Lartë, dhe për pasojë si Kryetar i KED.
5- Këshilli i emërimeve në drejtësi vazhdon të funksionojë sipas ligjit, kryesohet nga Nënkryetari.
6- Parlamenti Shqiptar merret menjëherë me çdo boshllëk ligjor, në mënyrë që Presidenti dhe Parlamenti të plotësojnë vendet e mbetura bosh në KED brenda 1 viti kalendarik.
7- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga çdo iniciativë ligjore që ndryshon formatin dhe procedurën e betimit në detyrë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarët e tjerë të lartë të sistemit gjyqësor.
8- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga “Paketa Anti-shpifje” dhe nga çdo nismë e ngjashme ligjore në të ardhmen.
9- Çdo ndryshim ligjor ose kushtetues që lidhet me reforma gjyqësore duhet të bëhet vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik.
10- Në kuadrin e Këshillit Politik, partitë bien dakord brenda qershorit për të emëruar Shef-Negociator për anëtarësimin në BE, një ekspert të nivelit të lartë, integriteti, besueshmëria dhe profesionalizmi i të cilit është i pajtueshëm nga të gjitha palët.
11- Të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, dhe sa më shpejt të jetë e mundur.
12- Këshilli i Lartë Gjyqësor Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton menjëherë hartën e re gjyqësore për rishpërndarjen e burimeve njerëzore brenda sistemit të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë, dhe vazhdohet me plotësimin e vendeve bosh të krijuara nga dorëheqjet ose vettingu.
13- Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të përcaktojë parësore mbingarkesën e Gjykatës Administrative të Apelit, dhe të propozojë masat e nevojshme që lejon një proces të rregullt brenda afatit kohor (1 muaj) në këtë Gjykatë.
14- Parlamenti Shqiptar duhet të shqyrtojë pa interes politik, kandidatët e propozuar nga Presidenti i Republikës për Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit./abcnews.al