Del nga burgu pas masave të Covid, 25-vjeçari thyen karantinën dhe dhunon policët

schedule09:41 - 22 Maj, 2020

schedule 09:41 - 22 Maj, 2020

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 25-vjeçar pasi ka thyer karantinën dhe masën e sigurisë të arrestit në shtëpi.

M.B, është liruar nga burgu i Rrogozhinës në kuadër të masave anti-covid duke u lejuar të vazhdonte vetkarantinimin gjatë arrestit në shtëpi.

Me sa duket 25 vjeçari ka thyer masën e sigurisë dhe karantinën pasi policia e ka gjetur jashtë ambienteve të banesës së tij, mirëpo i riu i ka kundërshtuar me dhunë.

Për 25 vjeçarin përveç akuzës së tentativës për vrasje, i shtohen edhe akuzat e largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit, dhe kundërshtim i punonjësit të policisë.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

“Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi M. B., 26 vjeç, banues në Durrës.

Për këtë shtetas, në kuadër të masave të mara për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nga IEVP Rrogozhinë është vendosur që dënimin e mbetur ta kryente në shtëpi, duke u vetëkarantinuar.

Pas konstatimit se ky shtetas ndodhej jashtë ambienteve të banesës së tij, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe vetëkarantinimin, është shoqëruar në ambientet e Policisë nga shërbimet e Policisë, të cilët i ka kundërshtuar me dhunë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Tentativë për vrasje”, ” Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë”./abcnews.al