Regjisori Namik Ajazi këtë të premte nga Abc e Mëngjesit ka zbuluar detaje për projektin e tij më të ri, një film kushtuar revoltës së burgut të Spaçit në 1973.
Në një intervistë me Enkel Demin, Ajazi ka theksuar se për këtë film ka kërkuar ndihmën e mikut të tij Visar Zhitit që të bëjë skenarin e filmit dhe nga pandemia tashmë kanë pasur më shumë mundësi që në arrest shpie të bëjnë të mundur të hedhin hapat e projektit.
“Kryengritje në ferr” Kam përfunduar skenarin letrar dhe po punojmë për ta çuar drejt një skenari real për të treguar atë çfarë ka ndodhur.
“Ky do të jetë një film si shumë produksione të tjera dhe dy filmat e mi të fundit kanë qenë të bazuar në jetën reale. Përmes personazhe ne jemi munduar që përmes personazheve të tregojmë atë që ka ndodhur në Spaç dhe në Qafën e Barit në Burrel. Ata ishin aty dhe kërkonin një Shqipëri si e gjithë Evropa, kjo ishte një dëshirë e atyre që kanë vuajtur brenda telave me gjemba. Unë mendoj se në film do të përfshihen ajka e aktorëve tanë. Filmi nuk do të ketë zvarritje, munë jam për skenat me ritën, pasi jeta në burg është dinamike, kishte punën e tmerrshme në miniera, kishte penalitete, goditje, ecjet dhe për të arritur te aksioni që ishte revolta e një grupi njerëzish që ndodheshin brenda telave me gjemba”, është shprehur Ajazi.
Ndërkohë Visar Zhiti nga SHBA ka folur në lidhje me projektin e fundit film kushtuar burgut të Spacit. Në fjalën e tij ai ka theksuat se është e rëndësishme të kujtosh se kush je dhe nga vjen. Shqipëria sipas tij ka kaluar një diktaturë të tmerrshme.
“Në qendër të skenarit ne kemi revoltën që erdhi si shkak i të gjithë rrethanave, prandaj filmin e ardhshëm e kemi quajtur kryengritja në ferr që merr parasysh fatet e atyre që ndodhen në burg. Janë dy revolta në maj të 73 dhe 84 revolta e spaçit u ndie më e qartë politikisht ku u ngrit flamuri tradicional në diktaturë dhe u bënë thirrje për liri dhe njëkohësisht për një shqipëri të hapur dhe të lidhur me Evropën gjithë mundi tashmë është që kjo të kthehet në një vlerë historike dhe të japë kumptim e njerëzores për të treguar se njerëzorja është e pamposhtur. Unë do të thosha se akoma nuk jemi çliruar nga filmi i realizmit socialist, dhe mendoj se me daljen e këtij filmi do të plotësohet një boshllëk i madh”, është shprehur Zhiti./abcnews.al