Fjalët e një kapiteni, Arapi: Teutë entuziaste, duam vendin e dytë!

schedule17:13 - 21 Maj, 2020

schedule 17:13 - 21 Maj, 2020

Kapiteni i Teutës, Renato Arapi, ka folur për rifillimin e futbollit në Shqipëri dhe rikthimin e skuadrave në stërvitje. Mbrojtësi 33 vjeçar, për Supersport, tregoi gjendjen e skuadrës, si dhe objektivat që kanë deri në fund të sezonit.

“I shoh të gjithë djemtë entuziastë për rikthimin në stërvitje, pasi kemi kaluar në periudhë të vështirë. Janë të gjithë në humor dhe të angazhuar maksimalisht për t’u përgatitur sa më mirë për sprintin final të sezonit.

Duhet të kishim më shumë kohë për stërvitje, por besoj se do të arrijmë njëfarë niveli për të përballuar me sukses pjesën e mbetur të sezonit.

Çdo gjë që e lejon matematika, nuk është e paarritshme, por ne do të provojmë deri në fund për ta mbyllur sezonin në vendin e dytë, pasi vetëm Tirana është disi e shkëputur”, tha Arapi./abcnews.al