Sa shumë po flitet për një transferim të Lautaro MArtinez te Barcelona, por deri në hapjen e merkatos, sulmuesi i Interit ka si ta shtyjë kohën. Argjentinasi është prej disa kohësh në një lidhje dashurie me modelen Agustina Gandolfo.
Kjo e fundit është shumë aktive në Instagram dhe fotot e fundit, kanë qenë me të vërtetë provokuese. Me bikini dhe me veshje seksi, Agustina ka tërbuar fansat e saj. Më shumë se 615 mijë fansa e ndjekin Gandolfon në Instagram, aty ku nuk mungojnë as foto e video me Lautaron.
Agustina, përveçse modele, është dhe instruktore palestre dhe shpeshherë, poston video duke u stërvitur me Lautaron në kushte shtëpie./abcnews.al

