Nazir Kraki: Indiferenca e qytetarëve fuqizon liderët

schedule08:19 - 21 Maj, 2020

schedule 08:19 - 21 Maj, 2020

Nezir Kraki Ligjërues në Universitetin Paris-Est Creteil në “ABC e mëngjesit” u shpreh se shembja e Teatrit Kombëtar është sinonim i shembjes së demokracisë.

Ai u shpreh se qytetarët e Shqipërisë sot nuk ndihen të sigurtë.

“Qytetarët e dorëzuar në Shqipëri janë në masë më të madhe, ndërsa në Kosovë e drejta e zgjedhjes është konsoliduar. Në Shqipëri në momentin e zgjedhjes bëhet një biznes i madh. Sot është shumë e vështirë të mobilizosh njerëz për kauza të rëndësishme. Ky sistem që personalizon mushkëritë e Tiranës dhe ata që përfitojnë duhet të kuptojnë që makineria e njëjtë, do të jetë aty edhe për ato. Është e pakuptueshme se si një vend si Shqipëria me të gjithë ato resurse të eksportojë vetëm imazh negativ dhe brenda saj të prodhojë skena të tilla”, tha ai.

Më tej ai u shpreh se Shqipëria nuk ka dëshmuar që është aleati i besueshëm, ndërsa shtoi se indiferenca e qytetarëve fuqizon liderët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!