Monika Kryemadhi këtë të mërkurë në Byro Politike është se objektivi i tyre është që shqiptarëve tu garantohet e drejta e votës me zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kryetarja e LSI ndër të tjera ka theksuar se Teatri ka qenë një ndër pikat kryesore të opozitës, por aksioni i tyre është i gjërë.
“Ne na u kërkua nga Aleanca për Teatrin që të ishim një lloj suporti për to në lidhje me ndonjë informacion për shembjen që fatkeqësisht ato i paskan pas të sakta, opozita po priste përgjigje nga PS-ja për reformën zgjedhore dhe në kuadër të pandemisë secila nga forcat politike do të kishte një kordinim brenda partisë, për ti kordinuar më pas bashkë. Prishja e Teatrit ishte diçka që ndodhi në befasi. Ne ju kemi bërë thirrje mbështetësve tanë pa organizim politik, por aty s’ka nevojë për thirrje, pasi vetë qytetarët kanë dalë në protestë. Protestat e opozitës Teatrin e kanë një nga pikat, janë mbi 70 mijë veta që kanë humbur vendet e punës, janë dhe përsa i përket paketës sturistike që ka anulime totale, janë dhe shumë persona që po punojnë në këtë sferë”, tha Kryemadhi.
Gjithashtu Kryemadhi ka theksuar se projektet që ka vënë në zbatim Erion Veliaj kanë qenë të projektuara bashkë me LSI-në dhe një pjesë e tyre kanë qenë të Lulzim Bashës, por është faji i PD-së që nuk e ngre zërin për projektet e kryetarit të tyre.
“Se flet Erion Veliaj dhe thotë kam bërë këtë e atë. Pa votat e LSI-së nuk i bënin dot. Projekti i Pazarit të Ri ishte i Lulzim Bashës, Bulevardi i Ri ishte nga Basha dhe fondet i ka gjetur ai prokurimet ka bërë Erion Veliaj, por është faji i PD-së që nuk vë në dukje punën e kryetarit të saj”, është shprehur kryetarja e LSI-së./abcnews.al