Disa të rinjt nga Durrësi donin të niseshin drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës së artistëve në Tiranë, e cila vazhdon të jetë zonë e kuqe për të protestuar.
Në kryeqytet prej pandemisë nuk lejohet të hysh pa autorizim, ndaj në Shkodër dhe Durrës, aktorë të rinj, pjesëtarë të formumeve të partive opozitare dhe të shoqërisë civile kanë mbështetur protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit nga qytetet e tyre.
Ky i ri nga Shkodra pas një shkrese të Ministrisë së Kulturës që ka mbëritur në Bashkinë e Shkodrës ka frikë se mos historia përsëritet dhe në këtë qytete.
“Një projekt propozim që i erdhi Bashkisë së Shkodrës nga Ministria e Kulturës ku kërkohet të merren në administrim objeketet kulturore. i vetmi institucion që ekziston është kryeministri. Jemi kundër cënimit të pronave publike pasi qëllimi i tyre është të ngrenë ndërtesa dhe të shuajnë historinë e këtij vendi”, është shprehur një protestues.
Ndërkohë një tjetër ka theksuar se është pjesë e grupit të të rinjvë të estradës.
“Jam një përfaqësuese e grupit të të rinjve të estradës. Nuk jam kundër një teatri të ri. Po jam kundër një teatri kombëtar që të humbë vlerat në mënyrë tinzare. Si monument kulture duhet të ruhej. Plagët janë të thella. Unë jam teatri e do të jem gjithnjë, teatri pavarësisht çdo gjëje”, ka thënë në fjalën e saj.
“Jam me një shije të keqe për shembjen e teatrit dhe mënyrën si u shemb. Unë jam në fillim të karrierës, kur sheh kështu gjëra nuk të motivon të ecësh përpara. Teatrot që kemi ende ti mbrojmë fort. Diktatura, komunizim këtë ka bërë ka shtypur intelektualët dhe artistët”, ka theksuar një tjetër i ri protestues.
Të rinjtë durrsakë ndanë disa mesazhe të forta tek godian e Teatrit “Aleksandër Moisiu”.
“Teatri ishte vetëm një simbol që tregon forcën dhe betimin e Edi Rama që do tju bëjë të keq shqiptarëve, ai po shemb shpresat tona”.
Protesta në Durrës nuk zgjati shumë pasi policia shoqëroi dy të rinj për në komisariat për shkak se në kohë pandemie nuk lejohen grumbullime. Ky filmim amator tregon dhe momentin kur efektivët kanë debatura me protestuesit./abcnews.al