Mbrojtësi i Tottenham, Serge Aurier, ishte në qendër të kritikave sot, pasi publikoi në Instagramin e tij zyrtar një foto me berberin e tij. Postimi i Aurier, u kritikua gjërësisht, si nga mediet sportive, ashtu dhe nga tifozët në rrjetet sociale.
Kaq ka mjaftuar që Aurier të shpërthejë dhe të reagojë kundër këtyre kritikave. “Berberi im rezultoi negativ në testin për COVID-19. Edhe unë kam bërë teste dhe jam negativ.
LEXO EDHE: Shkel rregullat dhe zbulon veten, lojtari i Tottenham nën hetim
Kështu që boll shkruat ju në media, pasi jeni të parët që vini në stadium për të na fotografuar. Është pjesë e rregullave”, shkroi mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë./abcnews.al
? Aurier: “My hairdresser is negative [for Covid-19] and me too so stop talking in a vacuum and put on masks and gloves when you come to take pictures at the training centre. It’s part of the rules too.”
Thoughts? ?
— Goal (@goal) May 20, 2020