Adrian Mariappa është i shokuar se si e ka marrë COVID-19. Mbrojtësi i Watford është një prej lojtarëve të dalë pozitivë në Premier League së fundmi. 33-vjeçari ka folur së fundmi për “The Telegraph” dhe nuk arrin ta kuptojë se si është infektuar, kur shtëpinë e ka lënë në raste të rralla.
“Që kur dola pozitiv me koronavirus të martën, kam qenë duke vrarë mendjen se si mund ta kem marrë atë. Ishte një surpizë e madhe për mua, sepse me të vërtetë nuk jam larguar nga shtëpia, përveçse ndonjë rasti kur kam bërë disa ushtrime jashtë, apo kur kam dalë me fëmijët për të ecur”, ka thënë mes të tjerash Mariappa.
Nga testimet e bëra në klubet e Premier League, tre prej të infektuarve janë nga klubi i Watford, dy pjesëtarë të stafit, Mariappa. Gjithashtu i prekur është edhe Ian Woan, ndihmëstrajner i Burnley. /abcnews.al
Adrian Mariappa has revealed he is the Watford player who tested positive for coronavirus.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) May 20, 2020