Arrestohet 5 persona në Tiranë, akuzat që rëndojnë mbi ta

schedule15:03 - 20 Maj, 2020

schedule 15:03 - 20 Maj, 2020

Policia e Tiranë ka arrestuar pesë persona gjatë 24 orëvë të fundit.

Blutë bëjnë me dije se një 48 vjeçar u arrestua pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, ndërsa tre të tjera për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Ndërkohë, një 22 vjeçar u arrestua duke drejtuar makinën pa patentë.

Njoftimi i policisë
Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari.

Arrestohen dhe 4 shtetas të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit Z. C., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në banesë.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– R. Z., 22 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Bulevardi Blu” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;

– J. N., 49 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Nënkalimi i Kodrës së Dellit” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.32 mg/l;

– G. G., 50 vjeç, pasi në Surrel është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.31 mg/l;

– B. K., 50 vjeç, pasi në rrugën “Teodor Keko” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.82 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!