Gjiknuri dhe Hajdari kërkesë zyrtare PD dhe LSI për të marrë pjesë në Këshillin Politik

schedule12:55 - 20 Maj, 2020

schedule 12:55 - 20 Maj, 2020

Bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari e kanë ftuar opozitën të rikthehet në tryezën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Në letrën e drejtuar Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit propozohet që mbledhjet e radhës të mbahen më 21 dhe 22 maj. Gjiknuri dhe Hajdarin bëjnë apel “që mos humbet më kohë pasi 31 maji nuk është larg.”

Në letër shtohet se “mbetet shumë  pak kohë në dispozicion për të adresuar  numrin e çështjeve të mprehta që kemi mbi tavolinën e negociatave.”

Letra:

E nderuara Zonja Hajdari

Te nderuar Zoti Oerd Bylykbashi dhe Zoti Petrit Vasili

Nisur nga mungesa e paparashikuar  e perfaqesuesve tuaj, (opozites jashteparlamentare), ne mbledhjen e  dakordesuar  te dates 18 Maj 2020, si dhe nga nevoja urgjente e adresimit te nje numri ceshtjesh qe kane mbetur pezull per diskutim dhe miratim nga Grupi Negociues politik, propozoj thirrjen e mbledhjes se radhes  diten e Enjte ose te Premte  (21/ 22 Maj, ora 10.00 AM ), ne te njejten vend ku kemi zhvilluar dhe mbledhjet e fundit ne Pallatin e Kogreseve. Mendoj te vazhdojme me temat qe ishin ne rendin e dites te dates 20 Maj, pra miratimin e kapitujve qe lidhen me kuotat gjinore, periudhen zgjedhore dhe financimin e fushates zgjedhore.  Grupi i eksperteve teknik perfshire dhe perfaqesuesit  tuaj,  kane pergatitur propozime te cilat kerkojne miratimin tone per pikat qe akoma nuk eshte gjetur dakodesi. Puna grupit teknik eshte realiziuar sipas metodologjise se rene dakort ne Grupin Negociator si dhe ne te jane reflektuar edhe opinionet me shkrim te  eksperteve te ODIHR dhe Keshillit te Evropes.

Mendoj qe nuk duhet te humbim me kohe pasi data 31 maj, nje date e propozuar nga ju si afati per permbushjen e objektivit te reformes zgjedhore me dakordesi, po afron dhe mbetet shume pak kohe ne dispozicion per te adresuar  numrin e ceshtjeve te mprehta qe ne kemi mbi tavolinen e negociatave. Realizimi i reformes zgjedhore eshte nje kusht i rendesishem i integrimit europian , por mbi te gjitha nje premise shume e rendesishme per te gjitha palet politike me qellim realizimin e zgjedhjeve  te lira dhe demokratike ne vend.

Damian Gjiknuri

Bashke-Kryetar i Reformes Zgjdhore dhe perfaqesues i PS  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!