Një 45-vjeçar banues në Kuçovë është arrestuar nga policia për kultivim lëndësh narkotike.
Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë kontrollit dhe falë informacioneve të marrë në rrugë operative nga qytetarët është bërë i mundur parandalimi dhe goditja e kultivimit të bimëve narkotike.
Berat/Informacion
Vijon puna për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim, vihet në pranga 1 shtetas. Sekuestrohen fidanë narkotikë, fara dhe një sasi cannabis sativa.
Shërbimet e Policisë Berat, në vijim të kontrollit të pandërprerë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe falë informacioneve të marra në rrugë operative nga qytetarët, kanë bërë të mundur që në qytetin e Kuçovës të parandalojnë dhe të godasin një tentativë të kultivimit të bimëve narkotike, duke vënë në pranga shtetasin:
A. L., 45 vjeç, banues në Kuçovë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa fidanë narkotikë, fara të dyshuara si cannabis sativa dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar si cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.