DOKUMENTI / Gjyqtari Daci në ’97-ën i shkarkuar për paaftësi, si u fut në organin më të lartë të drejtësisë

schedule12:19 - 20 Maj, 2020

schedule 12:19 - 20 Maj, 2020

Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka pezulluar me kërkesë të SPAK, gjyqtarin e kolegjit të Posacëm të Apelimit, Luan Daci.

Daci akuzohet nga SPAK se fshehu shkarkimin nga detyra në vitin 1997.

ABC News ka siguruar dokumentin e shkarkimit të Dacit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me firmën e presidentit të asaj kohe Rexhep Meidani.

Nga ky dokument duket se Gjyqtari Luan Daci është shkarkuar në vitin 1997 nga sistemi i drejtësisë, për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë.

Vendimi është marrë më 24 dhjetor të vitit 1997, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucion tashmë i shkrirë nga reforma në drejtësi, në krye të të cilit në atë kohë, ishte Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani.

LEXO edhe: Skandali në KPA, falsifikoi dokumentin për tu bërë gjyqtar, SPAK “djeg” Luan Dacin

Në fakt për herë të parë ky dokument u publikua nga ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e cila u “dogj” më 28 shkurt 2019 në vetting nga Luan Daci.

Por, gjyqtari Luan Daci, në deklarimin që ka bërë më 18 nëntor 2016 në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ka thënë se është vetëlarguar nga sistemi më 1997.

Por SPAK, ka arritur të provojë se Daci ka mashtruar institucionet shqiptare./abcnews.al