Në operacionin kundër kultivimit të kanabisit në Kukës dhe Pukë, prokuroria ka interceptuar një telefonatë mes Pal Pergjegjës dhe Sali Kovaçit, i cili kishte rol në kultivimin e kanabisit në zonën e Shëmrisë.
Në një telefonatë të tetorit 2018 ata flasin me kode për kanabisin, ku përgjegja pyet nëse “ishte pjekur rrushi”, kurse Kovaçi shprehet se “nuk e ka lënë kush me u pjek”.
Lexo edhe: PËRGJIMET/ “Më gjej një mik për prokuroren F.V”: Si u shkatërrua grupi i Kukësit, mbillnin kanabis në male
Telefonata është bërë pas një operacioni të policisë, gjatë të cilit janë shkatërruar disa parcela.
Pjesë nga përgjimi:
Pal Përgjegja: A u pjek rrushi?
Sali Kovaçi: S’e ka lënë kush me u pjek.
Prokuroria dyshon se kreu i grupit ishte Kreshnik Murataj, i cili bënte koordinimin e grupit.
Lexo edhe: E fundosen përgjimet, arrestohet për drogë vëllai i kryebashkiakut të Fushë Arrëzit
Në një moment, Kreshnik Murataj njoftohet nga të afërmit e tij se ka dalë policia në kontroll duke i thënë “shpejt se kanë dajë gjuetarë në mal”. /abcnews.al