Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku ka deklaruar në studion e Abc News se të gjitha rekuizitat e Teatrit Kombëtar janë ruajtur dhe po mbahen në një vend të sigurt.
Ai tha se ato janë nxjerrë nga një derë tjetër, pas nisjes së shembjes së godinës.
LEXO EDHE: Mazniku: E shembëm Teatrin shpejt se protestuesit flinin aty, kishim frikë se i zinte brenda
“Ishim në një pikë impasi publik për këtë çështje. Kishim arrit në një pikë kur grupi i protestuesve nuk do ndryshonte mendim. Të gjitha objektet kanë dalë dhe janë ruajtur me shumë kujdes.
Rekuizitat kanë dalë të gjitha. Pas goditjes së godinës dhe pastaj pothuajse për 6 orë janë nxjerrë të gjitha rekuizitat nga një derë tjetër”, tha Mazniku./abcnews.al