Blendi Sulaj: Qeveria ka tendencë për të ushtruar terror

schedule10:35 - 19 Maj, 2020

schedule 10:35 - 19 Maj, 2020

Blendi Sulaj nënkryetar i Partisë Republikane në studion e “ABC News” ka folur për aksionin opozitar dhe alternativat për qeverisje.

Ai u shpreh se qytetarët duhet t’i bashkohen pa pasur dallime politike, ndërsa theksoi se është e rëndësishme që të arrihet realizimi i Reformës Zgjedhore.

Më tej ai shtoi se opozita ka qenë gjithmonë ajo që ka kërkuar nisjen e dialogut.

“Kur ne shikojmë se nuk ka një moment reflektimi apo një ndjejë qytetare nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Premtimi i kreut të PD-së për ndërtimin e teatrit kur të jetë në pushtet  është një premtim real. Ajo që është thënë këto kohë se nuk ka oligarkë për të ndërtuar teatrin nuk besoj të jetë e vërtetë. Bashkia nuk i ka kapacitetet për një ndërtim të tillë. Ka një tendencë të fortë të kësaj qeveria për të ushtruar terror”, u shpreh ai.

Ndërsa sa i përket situatës së pandemisë ai theksoi se qeveria pavarësisht se është kapur në befasi ka qenë  e vonuar në marrjen e masave dhe realizimin e paketës së ndihmës financiare.

“Ne nuk mund të themi që Shqipëria të reagoje si Franca apo Itali, por ajo që është premtuar të jepet në kohë rekord”, tha më tej Sulaj./abcnews.al