Rusia rikthen futbollin më 21 qershor, por së fundmi ka zhvillime të reja. Shtatë raste me COVID-19 janë konfirmuar në klubet elitare ruse. Fillimisht ishin Jefferson Farfan (Lokomotiw Moscow) dhe Kostantin Pliev (Rubin Kazan).
Të tjerët janë nga Dinamo Moscow, që është edhe ekipi më i goditur. Fillimisht mediat në Rusi raportuan se ishin prekur tre futbollistë, emrat ë të cilëve nuk janë publikuar. Veç tyre, më pas pozitiv ka dalë edhe Alexei Pleskov, drejtori i departamentit mjekësor.
“Sport Express” shkruan se tashmë pozitiv me koronavirus ka dalë edhe Dmitry Izotov, trajneri i portierëve. Kjo situatë e krijuar ka bërë që Dinamo Moscow të anulojë për një afat të pacaktuar seancat stërvitore. /abcnews.al