Dries Mertens është një ndër lojtarët më të mirë që ka veshur ndonjëherë fanellën e Napolit në Serie A, por cikli i tij si napolitan, duket drejt fundit. Kjo për shkak se belgu nuk ka pranuar të rinovojë dhe me shumë gjasa, do të transferohet tek Interi për dy vitet e ardhshme.
Zëvendësuesin e Mertens, Napoli e ka piketuar dhe Gatusso, kërkon të sjellë në “Sao Paolo” talentin italian, Moise Kean. Ky i fundit nuk i ka justifikuar për asnjë moment paratë që Everton ka paguar për të dhe duket se nuk bën pjesë në planet e Ancelotti.
Me një ofertë prej 20 milion eurosh, Napoli mund të sigurojë kartonin e Moise Kean, i cili duket i dëshpëruar për t’u rikthyer në Serie A, aty ku shkëlqeu për Juventusin sezonin e shkuar./abcnews.al