Për herë të parë nga marsi, në Itali shënohet numri më i ulët i viktimave në 24 orë nga Covid 19

schedule18:25 - 18 Maj, 2020

schedule 18:25 - 18 Maj, 2020

Itali duket se është në fund të betejës së saj me koronavirusin. Në Itali këtë të hënë është regjistruar edhe numri më i ulët i viktimave nga koronavirusi, që nga 9 marsi ku në 24 orë kishin humbur jetën 97 persona.

Në 24 orët e fundit në Itali raportohet për 99 viktima dhe vetëm 451 raste të reja me koronavirus.

Italia ka qenë një ndër vendet më të prekur në botë për shkak të numrit të jetëve të humbura nga Covid 19. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën  32 007 persona dhe janë infektuar 225.886 të tjerë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!