Frikë në Francë, pas rihapjes së shkollave rritet numri i fëmijëve të infektuar me koronavirus

schedule15:43 - 18 Maj, 2020

schedule 15:43 - 18 Maj, 2020

Rihapja e shkollave në Francë ka shënuar një rritje në numrit të rasteve me koronavirus tek fëmijët. Me rrijtejne e numrit të rastev etë reja me Covid 19 autoritetet në Francë kanë vendosur mbylljen e 7 shkollave në qytetin verilindor të Roubaix.

Zyrtarët kanë lajmëruar familjarët e fëmijëve që kanë pasur kontakt me nxënësin e infektuar, ndërkohë që mësimi në këto shkolla do të vijojë online.Mësimi në shkollat e Francës nisi javën e kaluar pasi qeveria vendosi lehtësimin e disa masave, shumë njerëz ishin skeptik për këtë vendim të qeverisë duke u frikësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre.

Ministri i Arsimit, Jean Michel Blanquer deklaroi për mediat franceze se 70 raste me koronavirus janë konfirmuar në 40 mijë shkollat e vendit.

Ndërkohë deri më tani në Francë kanë humbur jetën 28 108 dhe janë infektuar 179 569 me koronavirus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!