Mbrojtësi i Fiorentinës, Martin Caceres, ka zbuluar se ai e kishte Coronavirusin për rreth dy muaj dhe nuk e dinte se ishte i infektuar. Lojtari nga Uruguaji tregoi gjithçka gjatë një bisede live në “Instagram” me patriotin e tij, Yisela Paola.
”Unë nuk dija asgjë, por e kisha Coronavirusin në trup për rreth 60 ditë. Simptomat e para i kam pasur diku nga 8-15 marsi. Gjatë stërvitjes në shtëpi, unë ndjeva një shtrëngim në mushkëri”, rikujton ish-mbrojtësi i Juventusit.
”Më thanë menjëherë se duhej të karantinohesha dhe se virusi do të largohej për 20 ditë. Ndoshta ai ra në dashuri me mua. Dje dola negativ në testin e bërë dhe ndihem sikur kam rilindur”, përfundon Caceres. /abcnews.al