EMRI/ Identifikohet viktima e aksidentit në Gramsh, ra me makinë në liqen

schedule15:50 - 18 Maj, 2020

schedule 15:50 - 18 Maj, 2020

Wshtë identifikuar viktima e aksidentit tragjik në fshatin Shushicë të Gramshit, i cili ra me makinë në liqenin e Banjës.

Abcneës.al se viktima është 57 vjeçari Gazment Hasani, i cili shkonte nga Tirana për në Gramsh pasi kishte marrë shërbimin e dializës.

Makina kishte ndaluar në anë të rrugës, por në momentin e nisjes nga pakujdesi ka përfunduar në liqen.

Ai shpjegon se një moment ka parë një makinë teksa rrëzohej në liqen duke bërë që të ndalonte për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Lexo edhe: Ishte nisur për të takuar të afërmit, kush është 57-vjeçari që humbi jetën tek liqeni i Banjës

“Pash një moment që një makinë ra në liqen dhe ndalova direkt për të parë çfarë ndodhi. Pas meje ndaluan edhe një çift tjetër që ishin me makinë. Nuk dinim ç’të bënim pasi aty është shumë thellë. Pas pak minutash nga uji doli një trup. U futa me not dhe e nxorra në breg. Pastaj erdhën zjarrfikësit dhe policia”, shprehet ai për abcneës.al.

Operacioni i shpëtimit vijon, ndërsa është verifikimi në thellësi nga polumbarët e RENEA-s që do të konfirmojë nëse ka apo jo trupa të jetë në makinë.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shushicë, zonë në të cilën liqeni ka thellësi të madhe.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po verifikon nëse ka të tjerë në makinë.  /abcnews.al