Koronavirusi, prifti amerikan shpërndan ujin e bekuar me pistoletë plastike

schedule10:46 - 18 Maj, 2020

schedule 10:46 - 18 Maj, 2020

Një ide e vecantë që ka bërë xhiron e botës ajo e një prifti amerikan në Ditroit, i cili ka vendosur të bekojë nga larg besimtarët me anë të një pistoletë lodër me ujë. Fotografitë e tij e kanë kthyer në priftin më popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Në fakt në respektim të distancës së sigurisë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, prifti përdor një pistoletë lodër uji për të hedhur ujin e bekuar drejt besimtarëve që ndodhen në automjetet e tyre.

I pajisur me maskë dhe doreza, pavarësisht numrit shqetësues të rasteve më Covid-19 në territorin amerikan, prifi nuk ka hequr dorë në asnjë moment nga detyra e tij.

Në Ditroit prej 30 vitesh ai nuk donte që besimtarëve t’u mungonte bekimi. Dhe kështu ideja e lindur fillimisht për të zbavitur fëmijët e kishës, pasi u miratua dhe nga një mjek, u përhap dhe tek besimtarët e rritur. Në fakt mjeku tha se përvecse një veprim i sigurtë ishte dhe zbavitës. Vetë  mjeku ishte i pari së bashku me djalin e tij që vrapoi të merrte bekimin jashtë kishës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!