Kryedemokrati Lulzim Basha bëri thirrje për derdhje të popullit të Tiranës në rrugë mbrëmë duke njoftuar edhe rifillimin e protestave për shkak të gjestit të qeverisë me shembjen e Teatrit Kombëtar.
Nisur nga çfarë ndodhi, PD vendosi dje të mos marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Tryezës së Reformës, megjithatë duket se kjo nuk është finale.
Abcnews.al mëson se mospjesëmarrja e sotme nuk ështe një bojkot i përhershëm i tryezës nga PD që do të thotë se Oerd Bylykbashi do të vijojë të ulet përballë Damian Gjiknurit edhe pse nga ana tjetër bëhet thirrje për protesta dhe rrëzim të pushtetit të Ramës. /abcnews.al