Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e së dielës më kundërshtimit të artistëve, qytetarëve dhe aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Gazetarja Glidona Daci tha për “ABC e Mëngjesit” se tashmë po bëhet edhe pastrimi i inerteve. Policia ka vijuar të qëndrojë gjatë natës në sheshin ku edhe ndodhej Teatri Kombëtar.
Ndërkohë 37 personat e shoqëruar gjatë ditës së djeshme janë liruar. Për personat e shoqëruar nuk ka pasur lëshim të fletëarresteve ,ndërsa në total në ambientet e Komisariateve të ndryshme janë shoqëruar 45 persona.
Ndërkohë që ende nuk janë bërë të ditura informacione për molotovin e hedhur brenda një konteineri te Xhamia e Namazgjasë, mbrëmjen e djeshme.






