Shqiptarët thyejnë rregullat dhe i drejtohen bregdetit, plazh si në komunizëm

schedule19:01 - 17 Maj, 2020

schedule 19:01 - 17 Maj, 2020

Plazhet e vendit janë mbushur këtë të djelë plot me qytetarë. Thuajse të gjithë kanë shkelur rregullat që janë caktuar për parandalimin e COVID 19.

Ata kanë udhëtuar nga qytete të ndryshme të vendit, në një kohë që banorët e zonave të kuqe nuk duhet të dalin nga vendbanimet e tyre.

“Unë e kam shtëpinë në Tiranë kam një banesë këtu dhe vij”, thotë një prej qytetarëve.

Ata thonë se në Shëngjin po rrezikojnë dhe më shumë shëndetin, pasi rëra nuk është pastruar.

“Shëngjini duhet të jetë një plazh i hapur për të gjithë. Vonesat kanë sjellë një situatë anormale që lidhet me pamundësitë për të kryer ndërhyrjet në kohë siç ka ndodhur vitet e shkuara”, thonë ata.

Para një viti ishte gati plot, por mbas urdhrit të qeverisë, kërcënimi që kryeministri i bën publikut bën që ky vend të jetë bosh.

Për ABC News ata u shprehën:

“Nuk themi që njrëzit të vijnë nga jashtë kufirit, se janë të mbyllur, por të vijnë nga brenda vendit. Jemi më vonesë për hapjen e plazhit dhe kjo vonesë ka bërë, që biznesi bashkia dhe shteti s’kanë marrë masa ta pastrojnë plazhin”.

Edhe në plazhet e Jonufrit dhe të Radhimës në Vlorë temperaturat e ngrohta të këtyre ditëve kanë bërë që të jetë plot me pushues.

Edhe pse frekuentimi i plazheve ende nuk është i lejuar, nuk i ka penguar pushuesit që ti drejtohen plazheve.

Këto pamje na kujtojnë kohën e komunizmit. Qytetarët kanë marrë çadra dhe peshqirë me vetë.

Fluksi i qytetarëve duket i lartë, pasi dhe nëpër rrugët e Vlorës ka patur trafik të dendur të automjeteve.

Nuk është dhënë ende një datë e caktuar nga qeveria për fillimin e plazhit, por edhe këtu në Ksamil rregullat janë shkelur, disa qytetarë i janë drejtuar plazhit.

Moshat e reja janë më të guximshme. Kanë shtruar peshqirët në rërë, marrin rreze dhe hyjnë në ujë. Shumë prej tyre janë të grumbulluar dhe nuk ruajnë distancën.

Në këto plazhe nuk është dukur asnjë polic, për t’i ndaluar, edhe pse kanë shkelur të gjitha rregullat e caktuara për parandalimin e COVID-19.

Në rrugë dhe në parkingje private ka një numër të lartë automjetesh. Përgjatë gjithë paraditen trafiku ka vazhduar të shtohet./abcnews.al