A do amnistoni krimet e kësaj qeverie? shpërthen Kryemadhi: Do i ha veshët Edi Ramës

schedule17:53 - 17 Maj, 2020

schedule 17:53 - 17 Maj, 2020

Monika Kryemadhi është përplasur sot me disa qytetarë, të cilët janë shprehur të zhgënjyer me të.

Kryemadhi gjatë një diskutimi me një qytetar tha se ajo kur të vi në pushtet do i ha veshët Edi Ramës.

Kryemadhi: Jam këtu për të protestuar aq sa kam mundësi të bëj sot.

Qytetari: A e mbani fjalën tuaj ju që sot se ju nuk do amnistoni më krimet e këtij pushteti.

Kryemadhi: Unë do ja ha veshin Edi Ramës kaq po u them. Jam e zhgënjyer nga politika, kjo histori nuk ka të bëj me zhgënjim politik. Më varni te Kali i SKëndërbeut, të marr përgjegjësit të Ramiz Alisë, të Lulzim Bashës, Fatos Nanos, të Ilir Metës, të gjithë artistëve që janë rrogëtarë në Bashki, unë marr përsipër në emër të 30 viteve tranzicion më kryqëzoni dhe të bien rehat dhe të laj të gjithë haqet e njerëzve.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar.

Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.

Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë.

Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit.

Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!