Idrizi: Përballja me regjimin kërkon sakrifica, opozita të mbështesë protestën ose të shkojë në shtëpi

schedule17:48 - 17 Maj, 2020

schedule 17:48 - 17 Maj, 2020

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi i është bashkuar protestës së aktivistëve dhe artistëve të cilët kanë nisur qëndresën pas shembjes së teatrit Kombëtar.

Në një prononcim për mediat Idrizi deklaroi se opozita duhet të dalë në krye të kësaj situate, dhe ti bashkohet qytetarëve të cilët nuk po protestojnë vetëm për teatrin por edhe për kauza të tjera.

Idrizi theksoi se nëse opozita nuk i del për zot kësaj situate duhet të shkojë në shtëpi.

Jemi nën regjim dhe në një pushtet absolut. Kam parasysh revolucionin francez ku iu pre koka Luigjit pasi çdo pushtet totalitar kështu përfundon.

Besoj që nuk ka asnjë gjë të paqartë, në sot përpara se të jemi opozitar jemi qytetar dhe jemi në mbështetje të qytetarëve. Do të jemi çdo ditë në mbështetje të protestave të qytetarëve që tashmë nuk po reagojnë më thjesht për teatrin por edhe për kauza të tjera. Nuk është e vështirë, sepse nëse flasim për pandeminë ne e shohim shtetin arrogant. Përballja me regjimin kërkon sakrifica. Nëse opozita nuk e bën këtë , opozita duhet të shkojë në shtëpi”, tha Idrizi.

Në protestë janë bashkuar kryetarja e LSi Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Gazmend Bardhi, ndërkohë që është nisur për në zonën e Ministrisë së Brendshme kreu i PD Lulzim Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!