Mbrojtësi i Manchester City, John Stones, është shoqëruar në polici ditët e fundit. Anglezi ka dhënë deklaratën e tij pas akuazave se po spiunonte ish-të dashurën e tij, Millie Savage.
Kjo e fundit jetonte në shtëpinë 6 milionë euro që dikur kanë bashkëjetuar së bashku me Stones. Savage telefonoi menjëherë policinë sapo në telefonin e saj mbërritën disa mesazhe që Stones ishte afër shtëpisë së saj.
Sipas raportimit të “The Sun”, policia ka lejuar që Stones të thyejë rregullat e karantinës, duke shkuar te shtëpia e prindërve të saj. Stones dhe Savage janë njohur që në moshën 14-vjeçare dhe kanë dhe një fëmijë së bashku. Çifti u nda në vitin 2018, gjatë Kupës së Botës në Rusi, ku patën dhe disa debate të forta me njëri-tjetrin./abcnews.al