Tragjedi të njëpasnjëshme, ish-mbrojtësi i Fiorentina humb edhe djalin

schedule12:40 - 17 Maj, 2020

schedule 12:40 - 17 Maj, 2020

Tragjedi ajo që i ka ndodhur Michele Bacis, ish-mbrojtësit të Fiorentina. Djali i tij 8-vjeccar ka humbur jetën në spital dhe kjo është një tjetër goditje e rëndë për të, pasi disa javë më parë humbi edhe xhaxhanë e tij, i cili ishte prekur nga koronavirusi.

Ditën e djeshme, djali i Bacis po luante në ballkon dhe i ka rrëshqitur këmba dhe ka rënë poshtë. Plagët e marra kanë qenë të rënda dhe pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Michele, tashmë 40 vjeç,karrierën si profesionist e nisi në vitin 1999 te Triestina, për të kaluar pas katër sezonesh te Fiorentina. Një sezon me skuadrën “Vjollcë” dhe më pas është aktivizuar me Arezzo, Genoa, Avellino, Cremonese, Monza dhe Paganese. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!