Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e situatës së koronavirusit bëri me dije se 17 pacientë janë shtruar prej ditësh dhe se 3 prej tyre ndodhen në terapi intensive.
Mësohet se gjendja e pacientëve në dy spitalet COVID është e qëndrueshme.
“Gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 17 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive”, tha Dr. Flutura Beqo.
Nërkohë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të përgjegjshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, ndërsa bizneset duhet të zbatojnë protokollet strikte.
COVID-19 – Statistika (17 Maj 2020)
Testime totale 12554
Raste pozitive 946
Raste të shëruara 715
Raste Aktive 200
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 78
Krujë 46
Durrës 30
Shkodër 15
Kamëz 12
Berat 10
Fier 4
Elbasan 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Korçë 1