Prandelli: Shumë po humbin jetën, futbolli të presë edhe pak

schedule09:19 - 17 Maj, 2020

schedule 09:19 - 17 Maj, 2020

Cesare Prandelli, ish-trajneri i Italisë dhe shumë skuadrave në Itali, pas rifillimit të Bundesligës ka komentuar në lidhje me rinisjen e ndeshjeve në Serie A. Tekniku është i mendimit se në vendin fqinj duhet të presin, të paktën deri në korrik.

“Nuk e kuptoj pse nuk mund të presim derisa situata të jetë më e qartë, pse të mos luajmë më mirë në korrik, sesa në qershor? Është e vërtetë që futbolli i ndihmon njerëzit të harrojnë shumë gjëra gjatë 90 minutave, por nuk mendoj se njerëzit e apasionuar pas sportit duan domosdoshmërish të shohin ndeshje këto ditë.

Gjithashtu nuk mendoj se do të kisha frikë të luaja nëse do të isha në një skuadër tani, por e gjitha lidhet me atë që Italia po përballet. Ka vdekje çdo ditë dhe besoj se duhet më shumë kohë”, është shprehur Prandelli për “Corriere di Brescia”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!