Ylli i “Sex And The City” garon për guvernatore e Nju Jorkut

schedule23:40 - 19 Mars, 2018

schedule 23:40 - 19 Mars, 2018

Aktorja Sintia Nikson, e mirënjohur nga publiku femëror për interpretimin në serialin “Sex and the City”, ka shprehur ambicjen politike për të qeverisur shtetin e Nju Jorkut.

 

Ylli i serialit “Sex and the City”, Sintia Nikson ka njoftuar synimin e saj për të garuar për postin e guvernatorit të Nju Jorkut. Nixon, që interpreton Miranda Hobbs në serialin e HBO, ka qenë gjithmonë kundër guvernatorit aktual Endrju Kuomo. Aktorja e bëri të ditur planin e saj për të marrë pjesë fillimisht në garën e kandidatëve demokratë përmes një postimi në rrjetin social Tëitter këtë të hënë. 51-vjeçarja, që gjithësesi ka deklaruar se po e shqyrton mundësinë e kandidimit, nuk ka mbajtur kurrë më parë një post zyrtar. Zonja Nixon luajti rolin e një avokateje karriere në serialin televiziv përgjatë periudhës 1998-2004, vit kur mori edhe një çmim “Emmy”. Ajo i ka shprehur hapur prirjet e saj homoseksuale dhe është e martuar me bashkëshorten Christine Marinoni që prej vitit 2012. Zonja Marinoni, një avokate e shoqatës LGBT, ka punuar në stafin e kryetarit demokrat të bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, derisa dhe dorëheqjen një muaj më parë. Çifti kishte kontribuar financiarisht De Blasio në garën e tij./abcnews.al