Epo, duhet ta pranojmë: Futbolli na kishte munguar. Edhe pse sot luhet vetëm Bundesliga gjermane, spektakli nuk ka munguar. Vëmendja më e madhe është padiskutim te derbi i Ruhrit, aty ku Borussia Dortmund po udhëheq 4-0 kundër Schalke.
Pas golave të Haaland dhe Guerreiro në pjesën e parë, Thorgan Hazard shënoi të tretin në fraksionin e dytë të lojës, me anë të një kundërsulmi dhe “asisti” të portierit blu. Golin e katërt, e shënoi sërish Guerreiro, me portugezin që duket në formë të shkëlqyer.
Në sfidat tjera, Ausburg ka barazuar shifrat në 1-1 kundër Wolfsburg, falë golit të Jedvaj, ndërsa Hertha Berlin, ka shënuar dy gola në vetëm dy minuta përballë Hoffeinhaim në transfertë./abcnews.al