Turisti arrestohet në Hawaii pasi thyen rregullat e karantinës

schedule15:30 - 16 Maj, 2020

schedule 15:30 - 16 Maj, 2020

Një turist 23-vjeçar nga New York u arrestua në Hawaii të premten për shkelje të karantinës.

Ai arriti në O’ahu të hënën dhe postoi disa fotografi  në Instagram ku ndodhej në plazh, tha zyra e guvernatorit të Hawaiit.

Turisti thuhet se ka dalë nga dhoma e tij e hotelit ditën kur arriti dhe udhëtoi në shumë vende me transport publik, kur duhej të ishte në karantinë.

“Autoritetet u lajmëruan nga qytetarët  për postimet e tij në mediat sociale, thuhet në deklaratë.

Hawaii kërkon që vizitorët në ishuj të vetë-karantinohen për 14 ditë, pa lënë dhomën e tyre të hotelit ose vendbanimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!