Shkencëtarët zbulojnë anti-trupin që mund të bllokojë 100% infeksionin nga koronavirusi

schedule15:00 - 16 Maj, 2020

schedule 15:00 - 16 Maj, 2020

Shkencëtarët e një kompanie bioteknike në Kaliforni kanë njoftuar se kanë zbuluar një antitrup që bllokon komplet koronavirusin dhe e kanë quajtur atë “kura”.

‘Sorrento Therapeutics’, me bazë në San Diego në SHBA ka deklaruar se antitrupi STI-1499 ndalon 100% koronavirusin që të hyjë në qelizat e shëndetshme njerëzore.

‘Ky është një nga disa antitrupat që Sorrento Therapeutics po zhvillon bashkë me shkollën e Mjekësisë “Mt.Sinai” në New York, shkruan Daily Mail.

Ilaçi i Sorrento, i quajtur STI-1499 është një numër antitrupash – qeliza imune që neutralizojnë patogjenin e Covid.

 

Një grup antitrupash mund të veprojë si një ‘mburojë mbrojtëse’ për qelizat njerëzore, duke parandaluar hyrjen e virusit që shkakton COVID-19, SARS-CoV-2. Ai bllokon virusin nga porta kryesore e tij, një receptor në sipërfaqen e qelizave njerëzore, receptori ACE2.

Në një deklaratë për shtyp, kompania ka bërë me dije se mund se mund të krijojë 200 mijë doza antitrupash në muaj, periudhë kjo që mund ta bëjë ilaçin të mundshëm shumë më shpejt sesa të pritet për një vaksinë.

Kompania e ka paraqitur ‘kurën’ për miratim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA), por ende nuk ka marrë dritën e gjelbër.

Sorrento ka deklaruar se është duke kontaktuar partnerë të mundshëm prodhues dhe duke kërkuar nga qeveria e SHBA-së për mbështetje financiare.

Dr Lowe vëren se antitrupat neutralizues, në përgjithësi, gjithashtu kanë potencial të veprojnë si ‘vaksina të përkohshme’, duke parandaluar infeksionin.

Prodhimi i antitrupave mund të paraqesë sfida. Kërkon një proces mjaft kompleks dhe duhet të monitorohet nga afër, shkroi Dr Lowe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!