Greqia më në fund ka vendosur hapjen e 515 plazheve të organizuara të vendit nga sot. Qeveria për funksionimin e sezonit turistik ka marrë disa masa të cilat do të zbatohen nga pushuesit dhe nga vetë operatorët turistike.
Të gjithë frekuentuesit e plazheve duhet të kenë parasysh rregullat e vendosura që janë:
Pushuesit do të regjistrohen që në hyrje
Numri maksimal i plazhistëve është 40 persona për 1000 metër katrorë
Distanca minimale midis akseve të cadrave është vendosur në 4 metra, ndërsa distanca minimale prej 1 metrash midis perimetrit të hijes së dy çadrave
Në çadra do të jenë dy shezllonge, me përjashtim të familjeve me fëmijë të mitur.
Do të shiten vetëm produkte të paketuara
Ndalohet shitja e pijeve alkoolike.
Nuk do të ketë tryeza në lokale
Punonjësit do të mbajnë maska
Stafi i plazhit duhet të dezinfektojë krevatët e diellit apo karriget për çdo klient.Gjithashtu duhet të dezinfektojnë rregullisht ambientet sanitare.
Sportet ekipore me kontakt fizik janë të ndaluara.
Ndërkohë deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Greqi është 160 dhe 2 810 të tjerë janë konfirmuar të infektuar./abcnews.al